GALERIA
Galeria e re është një hapësirë unike, e krijuar për të ofruar një përvojë të ndryshme dhe të jashtëzakonshme për vizitorët. E vendosur në underground, kjo galeri shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer ambientin e saj të veçantë për të krijuar një atmosferë intime dhe të ngrohtë, e cila ndihmon në theksimin dhe përjetimin e veprave të ekspozuara.
Synimi ynë është të krijojmë një hapësirë ku artistët mund të shprehen lirshëm dhe ku vizitorët mund të përjetojnë artin në një mënyrë të re dhe të frymëzuese. Ne besojmë se kjo galeri do të bëhet një pikë takimi për komunitetin artistik dhe do të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin e artit bashkëkohor në Shqipëri.
13-15 SHTATOR EKSPOZITË NGA DENIZ COSTANTIN "COMPLEXITY OF CONFRONTATION"
Distanca ndërmjet një artisti bashkëkohor me texturën sociale është një shtytje dhe një përfshirje angazhuese personale. Shpesh herë kjo rezonancë artist-realitet kthehet në një simbolikë “brutal”, duke e shfaqur këtë raport si një formë të drejtëpërdrejtë bashkëjetese.
Realiteti popullor në këtë rast humbet peshën e banalitetit apo distancën retorike me artistin, sepse artisti nuk heziton ta ripropozojë aspektin brut si vlerë humane, pa tentuar ta gjykojë apo ta largojë nga arti bashkëkohor.
Nga ky këndvështrim në kuadër të një ekspo vetjake në Tiranë, artisti Deniz Constantin (Rumani) përdor pikturën si dritare mbi kompleksitetet sociale, si një gjuhë pamore në formen e pikturës naive duke ripropozuar aspektin vizual si një kolazh estetiko-brutal.
Veprat e tij nuk krijojnë një urë të domosdoshme komunikimi me ngjarjet e përditshme rreth tij, përkundrazi artisti deklarohet si një dëshmitar i përfshirë në domethënien e xhesteve normale, apo konflikteve te padukshme.