Agimi nuk është thjesht një lokal me prenotim.
Agimi është një hapësirë që transformohet sipas energjisë sate.Një vend ku ideja jote bëhet atmosferë, dhe atmosfera bëhet përvojë. Për 3 muajt në vazhdim, Agimi hapet vetëm me rezervim, duke u kthyer në një territor privat për evente unike dhe të personalizuara. Çdo mbrëmje, çdo festë, çdo workshop nuk është i përsëritur, por i ndërtuar nga e para, vetëm për ty dhe njerëzit e tu.Këtu nuk ekziston “paketa standarde”.Ekziston vizioni yt.
Qoftë një ditëlindje intime, një festë private underground, një mini after party mes miqve , një workshop kreativ apo një takim artistik, Agimi bëhet skena ku ti shkruan skenarin.
Ti zgjedh:
-
Çfarë lloj eventi do të krijosh
-
Me pije ose pa pije
-
Muzikën dhe drejtimin artistik
-
Ndriçimin dhe atmosferën
-
Orarin dhe kohëzgjatjen
-
Setup-in e hapësirës
-
Energjinë: dark, cozy, electronic, chill, art, rituale,after
Ne krijojmë:
-
Ambientin
-
Stafin
-
Strukturën teknike
-
Rrjedhën e përvojës
-
Harmoninë mes hapësirës dhe idesë sate
Agimi kthehet në një kanavacë bosh, ku çdo detaj ndërtohet rreth identitetit të eventit tënd. Asgjë nuk është rastësore. Asgjë nuk është masive. Çdo gjë është personale.
Ky projekt nuk është për turmat.Është për ata që kërkojnë përjetim.Për ata që duan të festojnë ndryshe.
Për ata që e shohin eventin si art, jo si konsum.
Agimi është:
-
privat
-
kuratorial
-
underground
-
ekskluziv
-
i personalizuar
Nuk vjen në Agimi rastësisht. Vjen sepse e ke zgjedhur. Këtu nuk rezervon një lokal.
Rezervon një ndjesi.Rezervon një moment.
Një platformë për të zbuluar muzikë elektronike, artistë dhe evente / expo të ndryshme dhe perfomancave live
Agimi është një entitet i konsoliduar në industrinë e muzikës elektronike në Shqipëri, me seli në Tiranë. Me mbi 20 vjet përvojë, Agimi është zhvilluar nga një hapësirë klubesh dhe qendër arti në një platformë të plotë muzikore, që vepron në fushat e eventeve, prodhimit, menaxhimit artistik dhe zhvillimit të tregut të muzikës elektronike në vend.
Aktivitetet: Përveç promovimit të artit, Agimi Entertainment është i angazhuar në organizimin e eventeve të ndryshme si podcast-e, livestream-e dhe talk show-e që kanë në fokus artin. Këto aktivitete krijojnë një hapësirë për diskutime të frytshme, ndërveprim dhe eksplorim të ideve të reja në botën e artit.
Përmes iniciativës Electronic Music Tirana, Agimi synon të forcojë pozicionin e kryeqytetit si një qendër rajonale për muzikën elektronike, duke krijuar sinergji midis artistëve, profesionistëve të industrisë dhe audiencës.
Një platformë për të zbuluar muzikën bashkëkohore elektronike, artistët dhe eventet/ekspozitat.
Agimi Entertainment është një qendër kulturore e dedikuar për promovimin e artistëve
bashkëkohorë, duke përfshirë muzikantë, producentë dhe ekspozita arti. Ky institucion luan një rol kyç në mbështetjen dhe zhvillimin e talenteve të reja, duke ofruar një platformë ku artistët mund të shprehin kreativitetin e tyre dhe të ndajnë punën e tyre me publikun e gjerë.
